Policia e Kosovës arreston shtetasin e Shqipërisë i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi

unnamed-file-490

policia-e-kosoves-arreston-shtetasin-e-shqiperise-i-kerkuar-per-rrembimin-dhe-zhdukjen-e-nje-personi

policia-e-kosoves-arreston-shtetasin-e-shqiperise-i-kerkuar-per-rrembimin-dhe-zhdukjen-e-nje-personi

Policia e Kosovës e ka arrestuar Aldo Majnishtan, 29-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri nën akuzën se ka rrëmbyer dhe zhdukur J.P.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit. Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, thuhet më tej në njoftim.

I arrestuari ishte i dënuar më 2016 me 3 vjet vite burgim për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë./BetimipërDrejtësi