Policia e KFOR-i shihen në afërsi të Banjskës

unnamed-file-1090

policia-e-kfor-i-shihen-ne-afersi-te-banjskes

policia-e-kfor-i-shihen-ne-afersi-te-banjskes

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës.

E gjithë kjo vjen pasi mbrëmë rreth orës 02:35 të mëngjesit, nga grupe kriminale ka mbetur një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Sipas policisë, deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pasi një grup personash me dy kamionë kanë bllokuar urën që çon në fshatin Banjskë, raporton klankosova.

Pas reagimit të tri njësive të policisë, me të hasur në vendin e ngjarjes, të njëjtit janë sulmuar me zollë, granata dore e armë zjarri, ku të shtënat po vazhdojnë akoma.