Policia arrestohen dy nxënës në Podujevë, e sulmuan një tjetër

unnamed-file-2169

policia-arrestohen-dy-nxenes-ne-podujeve,-e-sulmuan-nje-tjeter

policia-arrestohen-dy-nxenes-ne-podujeve,-e-sulmuan-nje-tjeter

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy nxënës në Podujevë.

Të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një nxënës tjetër.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar që kishte pasur një thikë dhe atë e kishte hedhur në lumë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

SULM

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.10.2023 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur (nxënës), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur (nxënës). Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar që kishte pasur një thikë dhe atë e kishte hedhur në lumë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.