Policët që kanë nisur punën në Veri kanë marrë mesazhe kërcënuese, reagon shefi i EULEX’it

policet-qe-kane-nisur-punen-ne-veri-kane-marre-mesazhe-kercenuese,-reagon-shefi-i-eulex’it

policet-qe-kane-nisur-punen-ne-veri-kane-marre-mesazhe-kercenuese,-reagon-shefi-i-eulex’it

Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX’it në Kosovë, ka shprehur shqetësime për kërcënimet që kanë marrë policët e rinjë serbë.

Me urdhër të Listës Serbe, subjekt politik i lidhur me Beogradin, qindra policë serbë ishin larguar nga institucioni i Kosovës duke larguar uniformat.

Por disa serbë të tjerë vendosën që ta veshin atë uniform, poqë kjo nuk ka kaluar pa kërcënime.

Për këtë, EULEX thotë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.