Plani operativ “Skuteri”: Gjatë gushtit u shqiptuan 58 gjoba në Ferizaj, u konfiskuan 10 motoçikleta

unnamed-file-219

plani-operativ-“skuteri”:-gjate-gushtit-u-shqiptuan-58-gjoba-ne-ferizaj,-u-konfiskuan-10-motocikleta

plani-operativ-“skuteri”:-gjate-gushtit-u-shqiptuan-58-gjoba-ne-ferizaj,-u-konfiskuan-10-motocikleta

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë zbatuar një plan operativ “Skuteri” dhe gjatë muajit gusht kanë shqiptuar 58 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve të motoçikletave.

“Policia e rajonale e Ferizajt ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’. Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullësive të dokumenteve, policia gjatë muajit gusht-2023 ka shqiptuar 58 gjoba kundërvajtëse, prej tyre : Drejtimi i motoçikletës pa patent shoferi, 19 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 19 gjoba; Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, 20 gjoba”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për parregullsi të dokumenteve gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 10 motoçikleta.

Njoftimi i plotë:

Plani operativ ‘’Skuteri’’

Policia e rajonale e Ferizajt ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’. Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullësive të dokumenteve, policia gjatë muajit gusht-2023 ka shqiptuar 58 gjoba kundërvajtëse, prej tyre :

– Drejtimi i motoçikletës pa patent shoferi, 19 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 19 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, 20 gjoba

Ndërsa, për parregullsi të dokumenteve gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 10 motoçikleta.

Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.