Plani i Komunës së Kaçanikut për mësimin e diasporës: I pritën 50 fëmijë mërgate, u erdhën vetëm pesë

0

plani-i-komunes-se-kacanikut-per-mesimin-e-diaspores:-i-priten-50-femije-mergate,-u-erdhen-vetem-pese

plani-i-komunes-se-kacanikut-per-mesimin-e-diaspores:-i-priten-50-femije-mergate,-u-erdhen-vetem-pese

Plani i komunës së Kaçanikut për mësimin me fëmijët e mërgimtarëve në shkollën e Kovaçevcit gjatë verës, ka dështuar si pasojë e mungesës së lajmërimit të të interesuarve për pjesëmarrje.

Deri në 50 sa ishin planifikuar të marrin pjesë, janë lajmëruar më pak se 5 mërgimtarë që t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë projekt.

Kjo sipas organizatorëve ka qenë e papritur meqë të gjitha përgatitjet ishin bërë, derisa disa bashkatdhetarë thonë se shkak i dështimit ka mundur të jetë mungesa e informimit.

Deri në vitin tjetër, nga shkolla do kujdesen për sensibilizim e informim, në mënyrë që programi të realizohet në tjetrën verë.