Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, vlerësoi se Kosova nuk ndalet me retorikën luftarake dhe nxitjen e konfliktit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare hesht, duke shtuar se kjo nuk është rruga e deeskalimit dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe se kërcënimet e Kosovës për luftë në Ballkan duhet të “vënë alarmin e kuq në Perëndim”.
“Prishtina nuk ndalet me retorikën luftarake dhe nxitjen e konfliktit, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar hesht. Asnjë herë qeveria në Prishtinë nuk ka përmendur dialogun, prandaj nuk kalon një ditë që të mos flasin për luftën ndërsa policia e tyre nuk po i lë të qetë serbët”, ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X”.
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauko Konjufca, se në Ballkan rrezikohet një luftë e re, pas ngjarjeve në Banjskë, ai ka theksuar se një retorikë e tillë nuk është rruga e normalizimit.
“Kjo nuk është rruga e de-përshkallëzimit, as normalizimi i marrëdhënieve, dhe kërcënimet e Kosovës për luftë në Ballkan duhet të vënë alarmin e kuq në Perëndim, sado që ta mbështesin fëmijën e tyre”, theksoi Petkoviq./FrontOnline/