Përfundon seanca ndaj tre të arrestuarve për aferën “vaji” dhe “gruri”, avokati: Drejtësia nuk bëhet te portalet

unnamed-file-3016

perfundon-seanca-ndaj-tre-te-arrestuarve-per-aferen-“vaji”-dhe-“gruri”,-avokati:-drejtesia-nuk-behet-te-portalet

perfundon-seanca-ndaj-tre-te-arrestuarve-per-aferen-“vaji”-dhe-“gruri”,-avokati:-drejtesia-nuk-behet-te-portalet

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të akuzuarve në rastin “vaji” dhe “gruri”. Pra, ndaj Hafiz Garës, Irfan Lipovicës (të dy këta zyrtarë të MINT-it” e Ridvan Muharremit, afarist.

Avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani, ka thënë se drejtësia nuk bëhet tek mediat e portalet, dhe as në studio, raporton gazeta “Nacionale”.

Sipas tij, në këtë rast nuk ka as vepër penale, pasi klienti i tij vetëm ka zbatuar ligjin.

“Ka përfunduar seanca dëgjimore, Prokuroria e bëri kërkesën për caktim të paraburgimit. Sipas mbrojtjes, shikimit të provave e materialeve sipas ligjit, pas analizimit të kërkesës, nuk ka kushte për caktim të paraburgimit, madje as për dyshimin e bazuar, e as nivelin e dyshimit të arsyeshëm”, u shpreh Osmani.

“Drejtësia nuk bëhet tek portalet, nuk bëhet nëpër studio televizive. Por, bëhet me njerëz që kryejnë shkollë e kanë përvojë të madhe. Këta 3 persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”.

“Deklarimin nuk mundem me dhanë në intervistë. Ata e kanë qëndrimin si zyrtarë administrativë në kuadër të MINT-it në kohën e procedurave tenderuese, ai e ka qëndrimin dhe pajtohem me të, që veprimet e tij administrative dhe organeve administrative janë në përputhje me ligjin dhe ligjeve të Kosovës. Ky është qëndrimi i tij në mënyrë të përgjithshme. Nuk ka shkelje të ligjit, nuk ka vepër penale”.

“Nuk kena koment për dokumentet sekrete. Sipas mbrojtjes, secila provë është materiale, nuk ka prova që nuk administrohen. Gjithçka është provë. Temë tjetër është a ka vepër penale, Prokuroria duhet me siguru prova, pavarësisht natyrës së provave. Pyetja është a ka vepër penale, a ka keqpërdorim të autorizimeve. Nëse ka keqpërdorime, a është kryer me dashje për veprimet objektive”, u shpreh Osmani në prononcimin para mediave.