Përfundon aksioni i policisë në Leposaviq, ja çfarë u sekuestrua

unnamed-file-1544

Policia e Kosovës ka kryer një aksion mbrëmjen e së martës në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.

Nga ky aksion u sekuestruan tri vetura të kësaj komune. I njëjti bëri të ditur se operacioni u realizua nën dyshimin se në depon në fjalë kishte armë.

Lajmi për Gazetën Insajderi u konfirmua zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Kemi hy për armë, me verifiku a ka armë, s’ka pasur armë. I kemi konfisku nja tri kerre të komunës së Leposaviqit”, tha Elshani.

Policia më vonë pritet të njoftojë për rrjedhën e plotë të këtij operacioni.