Për gjashtë muaj në Klinikën e Kardiologjisë u kryen 1 mijë e 786 stentime

unnamed-file-187

per-gjashte-muaj-ne-kliniken-e-kardiologjise-u-kryen-1-mije-e-786-stentime

per-gjashte-muaj-ne-kliniken-e-kardiologjise-u-kryen-1-mije-e-786-stentime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, zElvir Azizi, vizituan Klinikën e Kardiologjisë me ç’rast u njoftua për dinamikën e shtuar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë pjesës së parë të vitit 2023.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve.

“Krahasuar me vitin paraprak, kur përgjatë një viti ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime, vëllimi i punës në këtë vit paraqet mundësinë e dyfishimit të numrit të intervenimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet kardiake”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Vitia u njoftua se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses procedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik.

“Një ndërhyrje e tillë është realizuar tek një paciente e moshës 26 vjeçare me çrregullime të përçimit atrioventrikular pas një intervenimi kirurgjik në zemrën e pacientes. Në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar me sukses edhe 5 “pacemaker” biventrukular (CRT – P), pajisje që bëjnë resinkronizimin elektrik të punës së zemrës tek pacientët që kanë dëmtim të avancuar të muskulit të zemrës. Intervenimet e tilla të avancuara janë realizuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësor kroatë nga Spitali Universitar i Rjekës”, thuhet tutje në njoftim.

Vitia e përgëzoi stafin për shtimin e vëllimit të punës, ndërsa tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të përkrahë të gjitha kërkesat që do të shtojnë vëllimin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët.