PDK: Qeveria Kurti ka instaluar hajni të paprecedent, Rozeta Hajdari ministre e paaftë

unnamed-file-2595

pdk:-qeveria-kurti-ka-instaluar-hajni-te-paprecedent,-rozeta-hajdari-ministre-e-paafte

pdk:-qeveria-kurti-ka-instaluar-hajni-te-paprecedent,-rozeta-hajdari-ministre-e-paafte

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot në konferencë për media se afera e re e përgjimeve që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, është hajni e paprecedent që e ka instaluar qeveria e Albin Kurtit.

“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha deputetja Hoxha.

Për këto abuzime e afera korruptive në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ajo i bëri ftesë organeve të drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme, së pari për të ndalë abuzimin e mëtejmë që mund të jetë duke ndodhur edhe tani dhe për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal korruptiv, në qendër të së cilit qëndron ministrja Rozeta Hajdari.

Deputetja Hoxha rikujtoi se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe sot kur po flasim edhe për rezervat e vajit.

“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.