Blero Muharremi ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi është përfolur se i ka dhënë fund lidhjes së tij të re.
Disa statuse në mediat sociale ka lënë të nënkuptohet për një krisje në çift.
Ndonëse këngëtari nuk ka zbuluar identitetin e partneres së re, u raportua se ajo jetonte në Gjermani, nga ku Blero shpeshherë bënte postime.
[gjirafa url="https://video.gjirafa.com/embed/blor-mp4"]
Ai se fundmi ka postuar një selfie pranë të dashurës së tij.
Ata shihen në avion bashkë në atë që duket të jetë udhëtimi i parë i çiftit.
Nuk dihet nëse mes tyre ka pasur një krizë që është zgjedhur apo ka qenë e gjitha një lojë për fansat.
E pasi ka nisur një lidhje të re, Blero ka nisur të kujdeset edhe për trupin e tij.
Ai ka zbuluar se edhe pse në pushime, po vazhdon të merret me fitnes, duke ekspozuar ‘muskujt’ e krijuar. /ORAinfo/