Pas sulmit terrorist, Kosova të jetë e qartë në aspektin diplomatik

unnamed-file-344

pas-sulmit-terrorist,-kosova-te-jete-e-qarte-ne-aspektin-diplomatik

pas-sulmit-terrorist,-kosova-te-jete-e-qarte-ne-aspektin-diplomatik

Profesorët Flamur Hyseni dhe Bardhyl Hasanpapaj, përkitazi me gjendjen në të cilën ndodhet tani Kosova, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit nga ana e Serbisë, vlerësuan se tani është e domosdoshme që përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të flasin me një gjuhë, në mënyrë unike dhe ta kapitalizojnë kërkesën e tyre edhe në aspektin diplomatik ndërkombëtar.

Ndërkaq, lidhur me qëndrimin e presidentes Osmani për refuzimin e takimit me presidentin e Serbisë Vuçiq, Flamur Hyseni, profesor universitar, ka vlerësuar si të drejtë.

“Mirë ka bërë presidentja që ka këtë qëndrim, sepse rrethanat tani janë krejtësisht tjera dhe gjendja në terren është krejtësisht ndryshe, për dallim,prej situatave më të hershme që i kanë paraprirë disa raunde të bisedimeve, sikundër ishte arrestimi i policëve tanë dhe ne kemi vazhduar dialogun, por tani rrethanat janë krejtësisht tjera”, tha Hyseni, në RTK Prime, teksa shtoi se Kosova nuk është në pozicionin e barrikadat të dialogut, por një pozicion tjetër dhe shumë aktiv në të gjitha segmentet e politikës së jashtme.

Ai mes tjerash tha se Kosova duhet ta ketë një kërkesë unike, atë në vënien e sanksioneve ndaj Serbisë nga BE-ja fillimisht e pastaj në rangje të tjera.

Ai më tej sqaroi se Kosova duhet të jetë e qartë në kërkesat e saja, sepse dalim keq para ndërkombëtarëve, që përfaqësuesit e Kosovës të jenë të arsyeshëm.

Ndërkaq Hasanpapaj për situatën në të cilën tani ndodhet Kosova tha se në samitet të tilla, ndonëse si forum, si organizëm, është i ri, megjithatë tha se në këto takime trajtohen situata serioze gjithandej botës dhe në këtë këndvështrim, shtoi ai, se ishte një mundësi e mirë që mundësohet të përfaqësohet nga presidentja e vendit.

“Ishte mundësi e mirë që menjëherë pas asaj ngjarjeje Kosova të bisedojë drejtpërdrejt me udhëheqësit më të lartë të këtyre vendeve dhe të artikulojë pozicionin e saj në raport me atë që ka ndodhur më 24 shtator. E rëndësishme është që kjo të kapitalizohet në aspektin diplomatik e ndërkombëtar”, deklaroi Hasnapapaj.