Njomza Retkoceri është vajza e këngëtares së njohur kosovare, Violetë Kukaj.
Edhe Njomza si e ëma, ka filluar të merret me muzikë dhe duket se po ia del mirë, përcjell ORAinfo.
Ajo tashmë ka edhe një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram, për të cilët bën postime të ndryshme.
Ato se fundmi kanë publikuar një fotografi ku tregojnë se janë në një dasmë.
Të rregulluara bukur dhe me stil, nënë e bijë po shkëlqejnë në pamje.
Pas ndarjes nga burri, Violetë Kukaj e ka gjetur ngrohtësinë tek vajza e saj, me të cilën gjatë gjithë kohës shfaqen në shoqëri të njëra-tjetrës. /ORAinfo/