Pas lirimit nga detyra, Mehaj bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

unnamed-file-1417

pas-lirimit-nga-detyra,-mehaj-ben-homazhe-te-varrezat-e-jashareve-ne-prekaz

pas-lirimit-nga-detyra,-mehaj-ben-homazhe-te-varrezat-e-jashareve-ne-prekaz

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas pranim-dorëzimit të detyrës së pasuesit të tij, Ejup Maqedoncit, ka shkuar për homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Mehaj një gjë të tillë e ka njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, teksa u shpreh lart për veprën e komandantit Adem Jashari, shkruan Gazeta Insajderi.

“Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”, ka thënë ndër të tjera ai.

Dorëheqja e Mehajt nga dikasteri i Mbrojtjes u bë i ditur sot. Sipas Qeverisë, ai dha dorëheqje për arsye personale.