Parlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë-Serbi

unnamed-file-720

parlamenti-evropian-me-19-tetor-voton-rezoluten-per-raportet-kosove-serbi

parlamenti-evropian-me-19-tetor-voton-rezoluten-per-raportet-kosove-serbi

Parlamenti Evropian do të votojë rezolutën për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit në Strasburg më 19 tetor.

Debati për dokumentin rreth zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi u mbajt në seancën e së martës, një ditë pasi socialdemokratët nga Parlamenti Evropian kërkuan që debati të shndërrohet në rezolutë.

Në një debat të ashpër, deputetët kërkuan qetësimin e situatës dhe ndëshkimin e Serbisë pas agresionit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku, transmeton Klankosova.tv

Masat e propozuara ndaj Serbisë nisin nga pezullimi i takimeve në nivelin më të lartë, deri te pezullimi i plotë i financimit nga programi IPA3 dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.

Draft teksti i Rezolutës do të publikohet ndërkohë.