Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, nga qyteti i Beratit.
Ndër të tjera ajo ka thënë se si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve! Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve. Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.