Osmani falënderon Mbretin dhe Kryeministrin e Spanjës për pritje të ngrohtë

unnamed-file-412

osmani-falenderon-mbretin-dhe-kryeministrin-e-spanjes-per-pritje-te-ngrohte

osmani-falenderon-mbretin-dhe-kryeministrin-e-spanjes-per-pritje-te-ngrohte

Në përfundimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar udhëheqësit e Spanjës për mikpritjen ndaj saj.

“E falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar ajo.

Osmani në këtë samit në takimet që ka pasë me liderë europianë tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë për agresion ndaj Kosovës.