Opozita e quan të turpshme mbylljen e seancës së sesionit pranveror

unnamed-file-2174

opozita-e-quan-te-turpshme-mbylljen-e-seances-se-sesionit-pranveror

opozita-e-quan-te-turpshme-mbylljen-e-seances-se-sesionit-pranveror

Pas përfundimit të sesionit pranveror, pa mbajtjen e seancës së paraparë për sot, partitë opozitare kanë mbajtur konferenca për media.

Abelard Tahiri nga PDK, tha ky kuvend duhet të shpërbëhet. “Sot në mënyrë të turpshme u mbyll seanca e sesionit pranveror, duke na e pamundësuar që të diskutojmë në parlament për aferat e qeverisë Kurti, përgjimet e Mimoza Kusarit por edhe të Rozeta Hajdarit. Si grup parlamentar i PDK-së, do të kemi angazhim të vazhdueshëm për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja. Ky kuvend duhet të shpërbëhet, taksat tona nuk bën të harxhohen nga këta njerëz”, tha Abelard Tahiri.

Edhe LDK është deklaruar për media. Arben Gashi nga LDK ka thënë se kjo që ndodhi sot është turp. Gashi ka thënë se Kosova nuk mund të vazhdojë në shtator me sanksione, as me një qeveri me skandale e që prishë raportet me aleatët tanë.No description available.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK, theksoi se AAK kishte konfirmuar për të dhënë votën pro marrëveshjes. Ai kritikoi pozitën për dështim të seancës, duke vlerësuar se Kosova është më e dobët si në brenda ashtu edhe jashtë.