Operacioni policor në Prishtinë e Mitrovicë, 5 persona u arrestuan

unnamed-file-1716

operacioni-policor-ne-prishtine-e-mitrovice,-5-persona-u-arrestuan

operacioni-policor-ne-prishtine-e-mitrovice,-5-persona-u-arrestuan

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa personave të dyshuar në kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më datë 10.10.2023, në bashkërendim u realizua operacioni policor, ku janë arrestuar pesë (5) persona, të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së.

Në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar, operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës Jugore, i cili ka përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë arrestuar të dyshuarit me iniciale si në vijim:

  1. K. viti i lindjes 1965 m/kosovar
  2. T. viti i lindjes 1969 m/shqiptar/Shqipëri
  3. A. viti i lindjes 1970 m/kosovar
  4. H. viti i lindjes 1978 m/kosovar
  5. R. viti i lindjes 1992 m/kosovar

Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

(21) pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,

(5) leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,

Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,

(4) telefona mobilë,

(1860) euro

(48700) lekë

(10) funta

(395) lira turke

(1) veturë me targa të Kosovës

(1) veturë me targa të Shqipërisë

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe për të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Front Online