Një 28 vjeçar gjendet i vdekur në një veturë në Prishtinë, Policia tregon për rastin

unnamed-file-949

Një person 28-vjeçar është gjetur në një veturë në Prishtinë, të enjten, saktësisht në rrugën “Sokol Sopi”.

Lajmin e ka konfirmua Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç”.

“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka thënë Borovci.