Nis heqja e deponisë ilegale të mbeturinave pranë hekurudhës te rrethi i madh në kryeqytet

unnamed-file-851

nis-heqja-e-deponise-ilegale-te-mbeturinave-prane-hekurudhes-te-rrethi-i-madh-ne-kryeqytet

nis-heqja-e-deponise-ilegale-te-mbeturinave-prane-hekurudhes-te-rrethi-i-madh-ne-kryeqytet

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar me pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave e cila gjendet përgjatë hekurudhës te rrethi i madh në dalje të Prishtinës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se me projektrregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet e cila së shpejti do të procedohet në Kuvend për votim, parashihen gjoba të mëdha për personat që hedhin mbeturina jashtë zonës së caktuar.

Po ashtu do të vendosen kamera për të identifikuar shkelësit.