Nis asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë, Komuna jep detaje

unnamed-file-1586

nis-asfaltimi-i-rruges-junik-gjeravice,-komuna-jep-detaje

nis-asfaltimi-i-rruges-junik-gjeravice,-komuna-jep-detaje

Sot ka filluar të asfaltohet rruga Junik-Gjeravicë, më saktësisht segmenti rrugor nga Gjocaj deri te Livadhi i madh.

Sipas Komunës, kjo rrugë do të lehtësojë qasjen për turistët dhe do të krijojë mundësinë e investimeve të reja në industrinë e turizmit.

I pranishëm për të parë punimet nga afër ishte edhe kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili e vlerësoi lartë ndërtimin e kësaj rruge.

May be an image of fog, road and grass

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Sot, ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë, segmenti Gjocaj-Livadhi i madh, kjo rruge do të sjellë përparësi të reja në zhvillimin e turizmit për qytetarët e Junikut dhe më gjerë.

Ky segment do të lehtësojë qasjen për turistët dhe krijimin e mundesive për investimeve të reja në industrinë e turizmit. Kryetari i komunës, Z. Ruzhdi Shehu, e vlerësoj lartë ndërtimin e kësaj rruge si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të Junikut.

May be an image of grass and road
May be an image of 3 people and road
May be an image of 2 people and road