Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vend

unnamed-file-1662

ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-vend

ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-vend

Ngjarjet e datës 26 korrik 2023:

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me shefin e BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretatit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të e autorizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komuna e Vushtrrisë shënon 12-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberin, pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës. (Duboc, Vushtrri, ora 13:00)

GAP organizon tryezë diskutimi: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë”. (Prishtinë, ora 14:00)

Policia e Kosovës (PK), , me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës(Ora 16:00)

Instituti Veror i Teach For Kosova në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizojnë diskutim me diasporën: Si mundet Diaspora të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë?. (R.I.T Kosova, AUK, ora 18:00)