Nënkryetari i LDK-së: Po përgatitet pakoja e dytë e sanksioneve, Kosova po shihet si vend i krizave politike

unnamed-file-401

nenkryetari-i-ldk-se:-po-pergatitet-pakoja-e-dyte-e-sanksioneve,-kosova-po-shihet-si-vend-i-krizave-politike

nenkryetari-i-ldk-se:-po-pergatitet-pakoja-e-dyte-e-sanksioneve,-kosova-po-shihet-si-vend-i-krizave-politike

“Kosova po shihet si vend i krizave politike, derisa po përgatitet edhe pakoja e dytë e sanksioneve për këtë të fundit”.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për Front Online.

“Në procese politike si dialogu dhe marrëdhëniet e jashtme, gjendja është shumë e rëndë. Kosova po shihet si vend i politikave të këqija dhe i krizave politike. Gjendje më të rëndë nuk mbahet mend të ketë pasur Kosova. Nuk duket një dritë në fund të tunelit të ndonjë suksesi. Po përgatitet pako e dytë e sanksioneve nga vendet tona mike pikërisht për shkak të sjelljes jodinjitoze të Kurtit në dialog”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, Qeveria dhe kryeministri Kurti duhet ti rregullojnë sa më parë raportet me shtete mike.

“Qeveria dhe Kurti duhet sa me shpejtë të kthejnë si përpara raportet me shtetet mike të Kosovës dhe të normalizojnë raportet me Serbinë përmes një marrëveshje përfundimtare me njohjen në qendër”, ka pohuar nënkryetari Haziri për Front Online.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.

Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut.

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur./Front Online