Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë lidhur me çështjen e korrupsionit.
Ai është shprehur se në një vende ku retorika e qeverisë është se ka demokraci dhe s’ka korrupsion sipas tij “gjithmonë është e kundërta”.
Më tutje ai ka thënë se Republika Popullore e Shqipërisë veç e popullit s’ka qenë, sikurse Republika Demokratike e Gjermanisë veç demokratike s’ka qenë.
“Në një shtet ku Kryeministri dhe ministrat brenda ditës flasin disa herë se jemi vendi më demokratik dhe pa korrupsion, e vërteta është gjithmonë e kundërta, ka mungesë të thellë të demokracisë dhe korrupsioni vlon”.