Ndihmon me dokumentacion të kërkuarin nga Interpoli, arrestohet zyrtari i MB-së

unnamed-file-257

ndihmon-me-dokumentacion-te-kerkuarin-nga-interpoli,-arrestohet-zyrtari-i-mb-se

ndihmon-me-dokumentacion-te-kerkuarin-nga-interpoli,-arrestohet-zyrtari-i-mb-se

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pasi që për të njëjtin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve.

Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, raporton Klan Kosova.

“I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të luftimit të këtyre raste.