Mustafa: 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit

unnamed-file-1784

mustafa:-82.19%-e-qytetareve-te-kosoves-nuk-jane-te-kenaqur-me-drejtimin-ekonomik-te-vendit

mustafa:-82.19%-e-qytetareve-te-kosoves-nuk-jane-te-kenaqur-me-drejtimin-ekonomik-te-vendit

Koordinatori i Departamentit për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se Anketa e Pulsit Publik, publikuar nga UNDP, raporton se 82.19% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit.

“Nga qytetarët e anketuar, 74.6% kanë listuar papunësinë, varfërinë, rritjen e çmimeve dhe çmimet e produkteve bazë si problemet kryesore me të cilat ballafaqohet vendi. Këto të dhëna paraqesin një ilustrim faktik të dështimit të kësaj qeverie për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe nevojën urgjente që qeveria ta kthej vëmendjen drejtë ofrimit të zgjidhjeve për problemet kyçe me të cilat ballafaqohen qytetarët”, ka shkruar Mustafa.

Më tej, ai ka thënë se përveç se janë të shqetësuar me papunësinë e lartë që po mbretëron në Kosovë, qytetarët janë shprehur shumë të pakënaqur edhe për sa i përket punësimit në baza meritore në sektorin publik.

“Rezultatet e anketës tregojnë se 78% e qytetarëve besojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore. Prandaj, bazuar në rezultatet e këtij publikimi, lirisht mund të konstatohet se me këtë qeveri nuk ka as punësim e as drejtësi në punësim”, ka përfunduar ai.