Musliu-Shoshi: Sot në Asamblenë Parlamentare të KiE-së debati urgjent do të fokusohet për situatën në Veri

unnamed-file-1348

musliu-shoshi:-sot-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se-debati-urgjent-do-te-fokusohet-per-situaten-ne-veri

musliu-shoshi:-sot-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se-debati-urgjent-do-te-fokusohet-per-situaten-ne-veri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se do të prezantohet rezoluta e iniciuar nga deputet gjerman, Knaut Abraham dhe anëtarë tjerë të asamblesë.

“Në takime bilaterale dhe diskutimet që pata me deputetë të parlamenteve evropiane theksova nevojën për veprim institucional kundër aktit terrorist nga Serbia ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi në llogarinë e saj në Facebook.