Muja për zyrtarin Hajrullahu: Nga asamblist i NISMËS, në certifikues në MINT në kohën e PAN-it

unnamed-file-91

muja-per-zyrtarin-hajrullahu:-nga-asamblist-i-nismes,-ne-certifikues-ne-mint-ne-kohen-e-pan-it

muja-per-zyrtarin-hajrullahu:-nga-asamblist-i-nismes,-ne-certifikues-ne-mint-ne-kohen-e-pan-it

Pas publikimit të përgjimeve për skandalin “gruri”, në të cilën u përmenden disa zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Industrisë dhe Tregtisë ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Armend Muja në një postim në Facebook ka përmendur edhe zyrtarin Enver Hajrullahu i cili është protagonist në këto audio-incizime për të cilat tha se nuk ishte në dijeni dhe se vetëm ka mbrojtur procedurat ligjore.

E pas këtyre deklaratave të Hajrullahut, ka reaguar Muja i LVV-së.

“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e certifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrojtkan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funksionar i NISMA-s, i cili nga asamblisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!

Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?”, tha ai.