Mos heqja e masave ndaj Kosovës, Pantina: BE ka humbur besimin në Qeverinë Kurti

unnamed-file-329

mos-heqja-e-masave-ndaj-kosoves,-pantina:-be-ka-humbur-besimin-ne-qeverine-kurti

mos-heqja-e-masave-ndaj-kosoves,-pantina:-be-ka-humbur-besimin-ne-qeverine-kurti

Ani pse Kosova ka arritur marrëveshje për hapat për deeskalimin e situatës në veri dhe ka nisur zbatimin e tyre, Bashkimi Evropian ende nuk ka nisur ende procedurat për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, pas takimit që ka mbajtur sot me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai u shpreh i habitur se pse BE ende nuk i ka nisur procedurat e as Borrell ende s’ka bërë kërkesë për heqjen e këtyre masave.

Lidhur me këtë, Shqipe Pantina nga LDK, thotë për Gazeta Blic se BE kërkon veprime konkrete për deeskalim dhe më shumë siguri që veprimet si në muajt e kaluar nuk do të përsëriten.

“Nuk kam informacione nëse Lajçak ka bërë kërkesë ose jo për heqjen e masave/sanksioneve kundër Kosovës, por mendoj se BE nuk po kërkon vetëm deklarime por veprime konkrete për deeskalim të situatës dhe për më tepër siguri që veprimet e tilla si ato të muajve të kaluar nuk përsëriten”, thotë ajo për Gazeta Blic.

Sipas saj, nëse BE nuk ka nisur ende procedurat për heqjen e masave tregon që ajo e ka humbur besimin e qeverisë së Kosovës dhe se nevojiten shumë dëshmi që ta rikthejë atë besim.

“Për fat të keq, qeveria Kurti e ka humbur besimin e miqve ndërkombëtarë dhe tani duhet shumë dëshmi për ta rikthyer besimin, e pasojat për veprimet e pamatura të kësaj qeverie do të ndihen shumë më gjatë nga qytetarët e vendit. Kjo e dëshmon se qeveria e ka humbur besimin e BE-së por edhe shteteve tjera mike”, deklaron Shqipe Pantina