Molliqaj: Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim

unnamed-file-2273

molliqaj:-nje-qeveri-qe-i-mbylle-mediat-do-erresire-dhe-nenshtrim

molliqaj:-nje-qeveri-qe-i-mbylle-mediat-do-erresire-dhe-nenshtrim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për Klan Kosovën.

Në reagimin e publikuar në Facebook, ai thotë se “një Qeveri që i lufton mediat është e drejtuar kundër njerëzve. Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim”.

“Qeverisja bëhet regjim teksa ndjell heshtje dhe frikë. Ata që duan të na mbyllin na shohin si idiotë që mashtrohemi nga secila propagandë. Prandaj heshtje varri”.

“Nuk ka shume kohë që vetë kjo Qeveri i ka pranuar dokumentet e Serbisë me qytete të Kosovës si pjesë të saj. Tash ky qenka shkak për ta mbyllur Klan Kosovën”.

“E vërteta është diku tjetër. Qeveria po e zëvendëson shkakun e gjendjes së jashtëzakonshme. Armiku i jashtëm po zëvendësohet me armikun e brendshëm. Tash që po tërhiqet nga veriu, një armik na duhet. Sepse ndryshe, kushedi, zbresin njerëzit nga eteri e mozomakeq këtu poshtë mbreti është cullak”.

“Ky vend i ka të afërta dhe të lidhura lirinë dhe luftën. Liria nuk jepet, luftohet për të. Mësymja e Qeverisë është kërcënim me diktaturë”.