Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë Julien Sassel

unnamed-file-253

ministri-svecla-priti-ne-takim-lamtumires-shefin-e-zyres-diplomatike-te-belgjikes-ne-kosove-julien-sassel

ministri-svecla-priti-ne-takim-lamtumires-shefin-e-zyres-diplomatike-te-belgjikes-ne-kosove-julien-sassel

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, z Julien Sassel, i cili po e përfundonin misionin e tij në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim ministri Sveçla dhe z. Sassel, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes MPB-së dhe shtetit të Belgjikës, ku me këtë rast ministri Sveçla e falënderoi për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në procese të ndryshme.

Z. Sassel e falënderoi ministrin Sveçla për përkushtimin, si dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fund ministri Sveçla i uroi, z. Sassel suksese në misionin e tij të radhës.