Ministri britanik i Mbrojtjes: Kërkesa për trupa shtesë në Kosovë erdhi nga komandanti suprem i NATO-s

unnamed-file-85

ministri-britanik-i-mbrojtjes:-kerkesa-per-trupa-shtese-ne-kosove-erdhi-nga-komandanti-suprem-i-nato-s

ministri-britanik-i-mbrojtjes:-kerkesa-per-trupa-shtese-ne-kosove-erdhi-nga-komandanti-suprem-i-nato-s

200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Lidhur me dislokimin e trupave britanike ka folur sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps.

Ai tha se kërkesa për trupa shtesë në Kosovë erdhi nga komandanti suprem i NATO-s.

“Unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë,” tha Shapps shkruan Mirror përcjell Klankosova.tv

Shapps tha se këto trupa do t’i bashkohen edhe 400 ushtarëve që gjendet në Kosovë.

Shefi politik i ushtrisë britanike theksoi se ushtarët do të ulin tensionet dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë.

“Ato do t’i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke ndihmuar në qetësimin e tensioneve në rritje në rajon dhe duke i mbajtur të gjithë të sigurt”, tha ai.