Mërgimtarët po vijnë në Kosovë përmes Shqipërisë, brenda javës dyfishohet numri i veturave në Vërmicë

unnamed-file-868

mergimtaret-po-vijne-ne-kosove-permes-shqiperise,-brenda-javes-dyfishohet-numri-i-veturave-ne-vermice

mergimtaret-po-vijne-ne-kosove-permes-shqiperise,-brenda-javes-dyfishohet-numri-i-veturave-ne-vermice

Përgjatë një jave, pothuajse është dyfishuar numri i automjeteve që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Sipas statistikave nga Policia e Kosovës për javën e fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 87,378 vetura, rreth dyfishi i fluksit me 47763 vetura, të të njëjtës periudhë vitin e shkuar, shkruan Top Channel.

Ndërkohë që është ulur numri i automjeteve që kalojnë nëpër Serbi, për të hyrë në Kosovë.

Javën e fundit në Kosovë përmes kësaj pike kanë hyrë 7099 vetura, derisa vitin e kaluar në të njëjtën kohë 10540 automjete, përcjell albinfo.ch.

Policia e Kosovës deklaroi se falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, po bëhet maksimumi i mundshëm që pritjet në pikën kufitare të jenë sa më të shkurtra.

Vetëm gjatë së enjtes në Vërmicë kanë hyrë në Republikën e Kosovës 42656 persona, 12977 vetura, 131 autobus dhe 385 kamionë.

Pikë tjetër që shfrytëzohet nga mërgimtarët është ajo te Dheu i Bardhë, që gjatë së premtes pritjet janë deri në katër orë.