“Më shumë të drejta kanë boshnjakët në Kosovë se në Bosnjë” – Balje sqaron deklaratën e saj

unnamed-file-418

“me-shume-te-drejta-kane-boshnjaket-ne-kosove-se-ne-bosnje”-–-balje-sqaron-deklaraten-e-saj

“me-shume-te-drejta-kane-boshnjaket-ne-kosove-se-ne-bosnje”-–-balje-sqaron-deklaraten-e-saj

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka folur për deklaratën e saj të bërë në një televizion boshnjak, ku pati thënë se komuniteti boshnjak ka më shumë të drejta në Kosovë sesa në Bosnje.

Balje tha se për këtë deklaratë mediat kishin raportuar rresht për një muaj me radhë duke provuar të gjejnë arsye se pse e pati thënë këtë.

Ajo ka përmendur Kushtetutën e Kosovës e Ligjet që komuniteteve u japin shumë të drejta, duke i cilësuar ato edhe si “diskriminime pozitive”.

“Unë kur kam qenë në Sarejevë në një emision, kam thënë se ne si boshnjak kemi më shumë të drejta si boshnjak në Kosovë, sesa ata në Bosnje. Një muaj kam qenë nëpër krejt mediat, duke provuar të gjejnë arsye pse e kam thënë këtë. Unë kam përmendur Kushtetutën e Ligjet jemi diskriminuar në mënyra pozitive. Ne jemi duke e shfrytëzuar këtë diskriminim pozitiv.”, tha Balje në PolitikOFF.