Më shumë se 6,000 banorë të Shajkofcit të Podujevës bëhen me rrjet elektrik stabil

unnamed-file-1928

me-shume-se-6,000-banore-te-shajkofcit-te-podujeves-behen-me-rrjet-elektrik-stabil

me-shume-se-6,000-banore-te-shajkofcit-te-podujeves-behen-me-rrjet-elektrik-stabil

Në njërin nga degëzimet e Largpërçuesit të Ballovcit para pak ditësh ka përfunduar projekti i linjës ajrore, e gjatë rreth një kilometër.

Me investimin e KEDS-it në linjën e re elektrike, e cila përkon me vendosjen e 12 shtyllave të betonit përgjatë rrugës, bashkë me përçues elektrikë dhe stabilimente tjera të nevojshme, është mundësuar eliminimi i një degëzimi të vjetër të këtij largpërçuesi, i cili numëronte më shumë se 30 shtylla të drurit. Këto shtylla, përveçse nuk ishin në gjendje të mirë teknike, ndodheshin në një trase në të cilën vështirë intervenohej në rast të nevojës për të intervenuar ose mirëmbajtjes preventive nga ekipet e Mirëmbajtjes së KEDS-it.

Projekti i linjës së re në këtë largpërçues nënkupton furnizim të rregullt e të qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe intervenim më të shpejtë në këtë linjë në rast nevoje.

Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte në shumë qytete të Kosovës, si në linjën ajrore ashtu dhe në atë nëntokësore.

/Artikull i sponsorizuar/