Linja elektrike nga terrene të vështira zhvendoset përgjatë rrugës-siguri e kualitet për rreth 8000 banorë të Kramovikut

unnamed-file-1307

linja-elektrike-nga-terrene-te-veshtira-zhvendoset-pergjate-rruges-siguri-e-kualitet-per-rreth-8000-banore-te-kramovikut

linja-elektrike-nga-terrene-te-veshtira-zhvendoset-pergjate-rruges-siguri-e-kualitet-per-rreth-8000-banore-te-kramovikut

Në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, KEDS-i ka përfunduar punimet në linjën ajrore energjetike në njërin nga degëzimet e Largpërçuesit të Dejn.

Në këtë linjë, e cila është e gjatë rreth 1.5km, tashmë janë vendosur njëzet shtyllat e betonit, sa ishin paraparë, bashkë me përçuesit elektrikë.

Me eliminimin e linjës së vjetër, e cila ishte e vendosur në terrene të papërshtatshme, shpeshherë zor të qasshme për ekipet e Mirëmbajtjes së KEDS-it, janë eliminuar edhe prishjet në Largpërçues, të cilat afektonin rreth 8,000 banorë tanë të asaj ane.

Linja e re ajrore e këtij degëzimi është vendosur përgjatë rrugës kryesore të fshatit, duke i dhënë edhe pamje të bukur dizajnit urban të tij. Nga ky projekt përfitojnë rreth 8,000 banorë, duke pasur një rrjet elektrik komplet të ri, qëndrueshmëri në furnizim me energji elektrike dhe siguri në rrjet.

Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte kapitale të linjës ajrore dhe të asaj nëntokësore anembanë Kosovës.