Lekaj: S’lëshohem në deklaratën e kryetarit tim, ai më së miri e di kontributin e presidentit Thaçi

unnamed-file-739

lekaj:-s’leshohem-ne-deklaraten-e-kryetarit-tim,-ai-me-se-miri-e-di-kontributin-e-presidentit-thaci

lekaj:-s’leshohem-ne-deklaraten-e-kryetarit-tim,-ai-me-se-miri-e-di-kontributin-e-presidentit-thaci

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për deklaratën e kryetarit të tij, Ramush Haradinaj, se ish-presidenti Thaçi ka qenë turist gjatë kohës së luftës.

Fillimisht ai u pyet për një fotografi të Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt, të bërë gjatë kohës së luftës. Lekaj për ta tha se kanë dhënë kontribut të çmuar.

“Me siguri që presidenti i vendit, padrejtësiësht gjendet në Hagë, por sa i përket aktivitetit si trup politik në UÇK, duhet vlerëësuar lartë dhe për këtë mendoj që qytetarët e dijnë mjaft mirë, edhe për proceset që po i kalon por edhe bashkëudhëtarët e tij e ndjejnë thellë angazhimin dhe padrejtësinë që po i bëhet ushtarëve të UÇK-së, në këtë rast presidentit Thaçi”, tha ai.

Lekaj në T7 tha se Haradinaj e din kontributin e ish-presidentit Thaçi.

“Sa i përket deklaratës së Haradinajt, ai vetë ka qenë në Hagë dhe është shpallur i drejtë me një aktgjykim, mendoj që ai më së miri e din edhe deklaratën por edhe kontributin e presidentit Thaçi, prandaj nuk kisha dashur të lëshohem në deklaratën e kryetarit tim”, tha Lekaj.

Ndër të tjerash, Lekaj tha se ai dhe Thaçi komunikojnë çdo muaj.