LDK-ja e rizgjedh Florian Dushin si kryetar të Degës së Dytë në Prishtinë

unnamed-file-1416

ldk-ja-e-rizgjedh-florian-dushin-si-kryetar-te-deges-se-dyte-ne-prishtine

ldk-ja-e-rizgjedh-florian-dushin-si-kryetar-te-deges-se-dyte-ne-prishtine

Florian Dushi është rizgjedhur kryetar i Degës së Dytë “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë në votimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Vetë Dushi ka treguar për këtë teksa ka falënderuar kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku.

”Sonte, në një atmosferë festive dhe me uniteti të plotë zhvilloi punimet Kuvendi i X-të Zgjedhor i Degës së Dytë “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë. Me mbështetjen e të gjithë delegatëve jam rizgjedhur edhe për një mandat kryetar i kësaj Dege”, ka thënë Dushi që në Komunën e Prishtinës mban pozitën e drejtorit të Inspeksionit.

”Gjithashtu, është zgjedhur edhe kryesia e re e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së. Falenderim i veçantë për Kryetarin, Dr. Lumir Abdixhiku për mbështetjen e vazhdueshme për Degën e Dytë të LDK-së si dhe për të gjithë delegatët për besimin e dhënë sot për të vazhduar rrugën e përbashkët për rikthimin e madh të LDK-së dhe për realizimin e vizionit të saj për Kosovën shtet të zhvilluar e të integruar”, ka thënë ai.