Kuvendi mbushet me mërgimtarë, Konjufca publikon video nga vizita e tyre

unnamed-file-1773

kuvendi-mbushet-me-mergimtare,-konjufca-publikon-video-nga-vizita-e-tyre

kuvendi-mbushet-me-mergimtare,-konjufca-publikon-video-nga-vizita-e-tyre

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka takuar mërgimtarë të cilët kanë shkuar për vizitë në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku ka shkruar se veprimtaria e mërgatës tonë ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve.

“Funksioni i saj nuk ka mbaruar dhe as do të përfundojë ndonjëherë, duke qenë element kyç i pandashëm i kombit tonë. Duke qenë e tillë, ne jemi të angazhuar që mërgatës tonë t’ia ofrojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore që ajo të vijë sa më pranë nesh në mënyrë sa më të lehtë, e nga ana tjetër, institucionet dhe mekanizmat tona të mund të asistojnë sa më shumë mërgatën nëpër vendet përkatëse në Evropë dhe më gjerë”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

Ishte kënaqësi shumë e madhe që sot i takova bashkatdhetarët tanë, të cilët erdhën për vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Veprimtaria e mërgatës tonë ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve.

Funksioni i saj nuk ka mbaruar dhe as do të përfundojë ndonjëherë, duke qenë element kyç i pandashëm i kombit tonë. Duke qenë e tillë, ne jemi të angazhuar që mërgatës tonë t’ia ofrojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore që ajo të vijë sa më pranë nesh në mënyrë sa më të lehtë, e nga ana tjetër, institucionet dhe mekanizmat tona të mund të asistojnë sa më shumë mërgatën nëpër vendet përkatëse në Evropë dhe më gjerë.

Bashkatdhetarët tanë kanë dhënë gjithnjë e gjithçka kanë mundur për Kosovën. Pavarërisht kësaj gatishmërie të natyrshme, institucionet e vendit e kanë në vëmendje prioritare gjithçka që çliron potencialin kontribuues të mërgatës duke e kanalizuar në infrastrukturë stabile institucionale.

Duke folur pë të arriturat e deritanishme, në takimin me bashkatdhetarët diskutuam pikërisht për këto çështje dhe për nevojën që shteti ynë të organizojë në mënyrë sa më të mirë dëshirën për kontribut ndaj vendit, që buron nga dashuria për të dhe zelli i madh për ta parë sa më të zhvilluar.

Mirënjohje ndaj mërgatës sonë shembullore dhe ta falënderojmë atë duke u angazhuar maksimalisht për ta.