Kurti tregon se cilave komunitete u përkasin policët e rinj që kanë nisur punën në veri

unnamed-file-1471

kurti-tregon-se-cilave-komunitete-u-perkasin-policet-e-rinj-qe-kane-nisur-punen-ne-veri

kurti-tregon-se-cilave-komunitete-u-perkasin-policet-e-rinj-qe-kane-nisur-punen-ne-veri

Pas raportimit që në veri kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka uruar suksese në shërbimin e tyre.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.

Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.

“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti./Front Online