Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

unnamed-file-218

kurti-provon-ushqimin-e-menses-se-studenteve-ne-prishtine

kurti-provon-ushqimin-e-menses-se-studenteve-ne-prishtine

Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka vizituar Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj.

Gjatë përurimit, Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.

“Në anën tjetër, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është shndërruar në një shtëpi të dytë për të gjithë studentët nga Kosova, duke përshirë edhe vendet e rajonit, e cila strehon afër 4000 studentë në përbërje me tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem”, thuhet në njoftim.

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do të ketë edhe investime tjera aty, krahas investimeve të shumta infrastrukturore në të gjitha komunat nikoqire të garave.

Në përmbyllje të kësaj vizite, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe përgëzoi drejtorët, udhëheqësit, dhe punëtorët për punën dhe angazhimin e tyre të plotë në përmbushje të përgjegjësive dhe obligimeve të tyre, pa lënë anash edhe studentët të cilët janë të strehuar tek Qendra e Studentëve.

Mensa e Studentëve ka kapacitet për shërbimin e 700 personave përnjëherësh, ndërkaq gjithsej 5000 shujta në ditë.