Kurti pret senatorin zviceran, diskutojnë për situatën politike

unnamed-file-1437

kurti-pret-senatorin-zviceran,-diskutojne-per-situaten-politike

kurti-pret-senatorin-zviceran,-diskutojne-per-situaten-politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Siç njofton ZKM, ata diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.