Kurti pret në takim nënkryetarin e Bujanocit, flasin për sulmin terrorist në Banjskë

unnamed-file-49

kurti-pret-ne-takim-nenkryetarin-e-bujanocit,-flasin-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

kurti-pret-ne-takim-nenkryetarin-e-bujanocit,-flasin-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Ata kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve në Serbi.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

”U dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë”, thuhet në njoftim./Front Online