Kurti për vrasjen e trefishtë në Lipjan: I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre antarëve të familjes Bekteshi

unnamed-file-2317

kurti-per-vrasjen-e-trefishte-ne-lipjan:-i-trishtuar-pamase-nga-lajmi-i-kobshem-per-vdekjen-tragjike-te-tre-antareve-te-familjes-bekteshi

kurti-per-vrasjen-e-trefishte-ne-lipjan:-i-trishtuar-pamase-nga-lajmi-i-kobshem-per-vdekjen-tragjike-te-tre-antareve-te-familjes-bekteshi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi brenda familjes në Rufc të Lipjanit.

Kurti është shprehur i trishtuar për rastin duke shtuar se përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet.

Ai ka thënë se tronditje të tilla “lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh”.

“Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre persona të vdekur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familje. Siç mësohet i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryerë vetëvrasje.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.