Kurti: Nuk e di kur BE do t’i heq masat, të përmirësohet qasja ndaj Kosovës

unnamed-file-851

kurti:-nuk-e-di-kur-be-do-t’i-heq-masat,-te-permiresohet-qasja-ndaj-kosoves

kurti:-nuk-e-di-kur-be-do-t’i-heq-masat,-te-permiresohet-qasja-ndaj-kosoves

Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka thënë se nuk e di kur do të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë masa për deskalimin e situatës në veri, ku dy herë nga 25% është zvogëluar paraqitja e policisë në ndërtesat e komunave në veri.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen masat, ato duhet të tërhiqen sa më parë, Kosova është treguar konstruktive dhe kreative me ide dhe e përkushtuar në dialog që ka rezultuar me marrëveshjen bazzke. Me 27 Shkurt në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike që ka 6 fjali në preambulë dhe 11 nene, që është njohje reciproke de-facto. Në marrëveshjen e Ohrit më 18 mars ja bashkëngjitëm marrëveshjes bazike edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur atë, presidenti i atjeshëm, ne kemi thënë ta zbatojmë në plotëni pakushte dhe sa më shpejt, obstruksionet për marrëveshjen që kemi nuk vijnë nga Prishtina”, ka deklaruar Kurti në një intervistë dhënë për televizonin lokal “Koha TV” në Tetovë.

“Deeskalimi në veri në masë të konsiderueshme ka ndodhur, dy herë nga 25% e kemi zvogëluar paraqitjen e policisë tonë në ndërtesat në veri, dhe kemi shprehur gatishmërinë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa më të ndryshme, nga ato financiare deri ato te vizitat e nivelit të lartë, ato duhet të tejkaloheshin, hiqeshin dhe kjo letra e mbi 50 parlamentarëve të perëndimit demokratik, SHBA, BE, Mbretëri e Bashkuar është në hapin e duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore që nuk distancohet as nga Millosheviqi as nga Putini”.

“Unë kam qenë shumë konstruktiv, kemi shpreh gatishmërinë për të pas mirëkuptim për brengat e BE-së dhe nuk kemi bërë në kurriz të vlerave evropiane apo të kushtetutshmërisë apo ligjshmërisë së Kosovës. Kemi qenë parimor dhe jo kokëfortë, dhe BE bën mirë që ta pranoj, vlerësoj e mirëkuptoj sa më parë”, ka deklaruar Kurti.