Kurti nga Greqia flet për raportet me Serbinë, tregon që edhe Lajçaku ndodhet atje

unnamed-file-112

kurti-nga-greqia-flet-per-raportet-me-serbine,-tregon-qe-edhe-lajcaku-ndodhet-atje

kurti-nga-greqia-flet-per-raportet-me-serbine,-tregon-qe-edhe-lajcaku-ndodhet-atje

Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, George Papandreou.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aty u diskutua për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.