Kurti në 13-vjetorin e GjND-së: I dha vulë përfundimtare pavarësisë së Kosovës

unnamed-file-555

kurti-ne-13-vjetorin-e-gjnd-se:-i-dha-vule-perfundimtare-pavaresise-se-kosoves

kurti-ne-13-vjetorin-e-gjnd-se:-i-dha-vule-perfundimtare-pavaresise-se-kosoves

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 22 korrikun e 2010-ës kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti këtë e quajti vulën përfundimtare që iu dha shtetësisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar kryeministri Kurti./Front Online