Kurti lajmërohet përsëri, thotë se operacioni policor është duke vazhduar

unnamed-file-3249

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se po vazhdon operacioni policor në veri.

Kurti ka theksuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

Po ashtu, kryeministri ka publikuar edhe disa fotografi të armëve të konfiskuara.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është duke vazhduar”, ka shkruar Kurti në X. /